
Parlamenti i Ukrainës miraton rezolutën që s’i lejon zgjedhjet derisa të kryhet lufta

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar një rezolutë përmes së cilës ka riafirmuar legjitimitetin e Volodymyr Zelenskyt si president dhe ka konfirmuar se zgjedhjet nuk mund të mbahen derisa të përfundojë lufta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kjo vjen pasi presidenti i SHBA’së Donald Trump dhe ai i Rusisë Vladimir Putin thanë se Zelensky është jolegjitim sepse nuk ka mbajtur zgjedhje gjatë luftës që nisi para 3 vjetësh
Kjo rezolutë u miratua në përpjekjen e dytë, pasi e para dështoi pasi s’pati mbështetjen e nevojshme.
Të dielën, Zelensky tha se do të tërhiqet nëse Ukraina anëtarësohet në NATO.
Parlamenti theksoi të martën se Zelensky u zgjodh në zgjedhje legjitime dhe se nuk ka dyshime në mandatin e tij. Po ashtu u tha se nuk mund të mbahen zgjedhje deri në heqjen e ligjit ushtarak.
Zelenskyy u zgjodh me shumicë në vitin 2019, por mandati i tij skadoi majin e kaluar. Ukraina është nën ligjin ushtarak, i cili me kushtetutën e saj ndalon mbajtjen e zgjedhjeve.
(Kosova Sot Online)