
Tre zyrtarë të komunës në Partesh dyshohet se falsifikuan dokumente

Një person është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se bashkë me dy persona tjerë kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në komunën e Parteshit, ku kanë falsifikuar disa dokumente, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati.
“KEQPËRDORIM I POZITËS APO AUTORITETIT ZYRTAR- Gjilan / 18.03.2020 – NN. Me 26.02.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në bashkëveprim me dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në komunën e Parteshtit (zyrat e gjendjes civile), ku kanë bërë falsifikimin e disa dokumenteve. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati.”
(Kosova Sot Online)