Një muaj paraburgim të dyshuarit që goditi me thikë bashkëshorten

  • A.P /
  • 01 March 2025 - 10:34
Një muaj paraburgim të dyshuarit që goditi me thikë bashkëshorten

Gjykata Themelore në Gjakovë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit G. G., i cili akuzohet për veprat penale “Kanosja”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 26 shkurt 2025 në rrugën “Isa Grezda” në Gjakovë. I pandehuri, në banesën e tij, dyshohet se ka kërcënuar dhe ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, E. G., dhe të dëmtuarit I. H., duke përdorur armë zjarri dhe thikë. Ai akuzohet se i ka mbajtur ata të izoluar për disa orë nën kërcënimin e armës.

Gjithashtu, i pandehuri dyshohet se i ka shkaktuar bashkëshortes së tij lëndime trupore me goditje thike.

Policia ka sekuestruar armën dhe municionin e gjetur në pronësinë e tij, që dyshohet se i mbante pa leje.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.


(Kosova Sot Online)