KQZ jep detaje se prej cilave komuna u numëruan votat me postë

  • A.P /
  • 01 March 2025 - 14:15
KQZ jep detaje se prej cilave komuna u numëruan votat me postë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, të cilat i takojnë votimit me postë, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Deri në përfundim të ditës së premte, në këtë qendër janë numëruar fletëvotime që i takojnë votuesve të komunave Deçan, Gjakovë, Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit që u takojnë komunave Deçan, Gjilan, Dragash, Drenas, Istog, Klinë, Kamenicë dhe Kaçanik. “

Procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar”, tha KQZ.

Pas përfundimit të numërimit, rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas komunave, të cilave u takojnë votuesit e regjistruar, brenda një kohe të shpejtë do të shfaqen në platformën online të KQZ-së.

(Kosova Sot Online)