Goncharenko: Zelensky duhet t’i kërkojë falje Trump-it

  • A.P /
  • 03 March 2025 - 07:08
Goncharenko: Zelensky duhet t’i kërkojë falje Trump-it

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko, theksoi se Presidenti Volodymyr Zelensky duhet të kërkojë falje ndaj Donald Trump pas përplasjes që ata patën në Shtëpinë e Bardhë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

“Zelensky gaboi në Shtëpinë e Bardhë dhe duhet të bëjë çmos që të rregullojë marrëdhëniet me Presidentin Donald Trump”.

“Unë nuk jam mbështetës i madh i Zelenskyt, por ai do të jetë President i Ukrainës deri në fund të luftës sepse nuk mbahen dot zgjedhje në këtë situate”, tha Goncharenko në A2 CNN.


(Kosova Sot Online)