Zelensky: Armëpushimi ‘plotësisht i arritshëm’ me udhëheqjen amerikane

  • A.P /
  • 05 March 2025 - 15:37
Zelensky: Armëpushimi ‘plotësisht i arritshëm’ me udhëheqjen amerikane

Presidenti i Ukainës, Volodymyr  Zelensky, tha se dëshiron të shohë “fundin e luftës njëherë e përgjithmonë”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një postim në X, ai tha se pati një telefonatë me kancelarin gjerman në largim Olaf Scholz.

“Ne mbështetemi në unitetin e Europës rreth Ukrainës dhe po punojmë drejt tij. Ne të gjithë duam një të ardhme të sigurt për popullin tonë”, tha Zelensky.

“Jo një armëpushim të përkohshëm, por një fund të luftës njëherë e përgjithmonë. Me përpjekjet tona të koordinuara dhe udhëheqjen e SHBA-së, kjo është plotësisht e arritshme”.

(Kosova Sot Online)