
Albin Kurti zyrtarisht është politikani më i votuar në Kosovë

Pas numërimit të të gjitha votave nga zgjedhjet parlamentare të zhvilluara me 9 shkurt, dhe në bazë të të dhënave të KQZ, rezulton se LVV ka fituar bindshëm vendin e parë në zgjedhjet. Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thyer rekordin me numrin e votave të fituara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Albin Kurti ka fituar 337.101 vota, që do të thotë se ka marrë 58,921 vota më pak se partia e tij LVV, por e ka kaluar bindshëm rekordin e deritanishëm të presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, e cila në vitin 2021 kishte fituar 300.788 vota.
Osmani si kryetare Listës Guxo ishte në koalicion me LVV. Në zgjedhjet e kaluara Albin Kurti nuk ishte fare në listë për shkaqe ligjore.
Sidoqoftë, Kurti është tani politikani më i votuar në Kosove dhe për këtë meriton të gjitha urimet.
(Kosova Sot Online)