Tarifat e Trumpit mund të prekin në mënyrë indirekte edhe Shqipërinë

  • A.P /
  • 07 March 2025 - 08:20
Tarifat e Trumpit mund të prekin në mënyrë indirekte edhe Shqipërinë

Shqipëria nuk është një eksportues i madh në SHBA, por një rritje e tarifave për BE mund të ketë ndikime indirekte edhe në ekonominë e tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Politika e vendosjes së tarifave më të larta por dhe zbatimit të parimit të reciprocitetit, ka rritur mundësitë e një rreziku edhe për shumë sektorë në Shqipëri.

Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa tregon mënyrën sesi ekonomia shqiptare do të ndikohet brenda një 5-vjeçari nëse këto tarifa nisin të aplikohen.

Eksportet shqiptare do të preken të parët, por pas nuk ngelen as çmimet më të larta, investimet e huaja por dhe një tkurrje e tregtisë së jashtme.

Një ekspozim nga tarifat i partnerëve kryesor tregtarë si Italia, Kina, Gjermania, Spanja e Greqia do të prekte ndjeshëm ekonominë shqiptare, e cila është e varur në 56.9% të tregtisë së jashtme.

Ndërsa as investimet e huaja direkt nga partnerë të rëndësishëm si Italia, Holanda, Gjermania e Austria nuk do të performonin njëlloj sipas ekspertëve, të cilat do të rishikonin planet e tyre edhe në Ballkan.

Sipërmarrësi amerikan në Shqipëri, Mark Crawford i sheh të drejta këto tarifa ndërsa thotë se Shqipëria duhet të jetë më e përgatitur në përballimin e kostove që do të vijnë nga BE.

Në tremujorin e 3 të 2024, Shqipëria shiti drejt SHBA 287 milionë lekë mallra dhe bleu 1.2 mld lekë produkte të huaja.(grafik) Por të ulëta mbeten investimet e huaja, ndonëse kanë shënuar rritje të lehta.


(Kosova Sot Online)