Më 8 Mars, në 'Ditën Ndërkombëtare të Gruas' në Prishtinë do të marshohet

  • A.P /
  • 08 March 2025 - 08:59
Më 8 Mars, në 'Ditën Ndërkombëtare të Gruas' në Prishtinë do të marshohet

MARShojmë S’festojmë’ sot do të mbajë marshin tradicional më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Marshi do të nisë nga ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

“8 marsi po afron e ne rikujtohemi se lufta kundër dhunës strukturore e të përditshme vazhdon. Rikujtohemi se dhuna ushtrohet njëkohësisht nga hetero-patriarkati, kapitalizmi racist, pabarazitë globale, dhe ideologjitë që cilësojnë disa trup-mendje si “të sëmura/paafta””, thuhet në thirrjen e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist që organizon marshin.

“Ky marsh, le të jetë për solidaritetin, jetën, përkujdesjen, e revoltën për njana-tjetrën. Një çarje feministe kundër patriarkatit, kapitalizmit, e fashizmit!”.

Dita Ndërkombëtare e Gruas është një ditë që shënohet çdo vit si një pikë qendrore në lëvizjen për të drejtat e grave.

Dita Ndërkombëtare e Gruas i kushton fokus çështjeve të tilla si barazia gjinore, të drejtat riprodhuese, dhunës dhe abuzimit ndaj grave.


(Kosova Sot Online)