Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

  • A.P /
  • 08 March 2025 - 09:30
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Një burrë është gjetur i vdekur në një objekt të pabanuar në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia tha se pasi ka marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur trupin e pajetë të viktimës.

“Prishtinë 07.03.2025 – 13:46. Më datën dhe kohën e lartcekur është dhënë informata se në Prishtinë gjendet një  trup i pa jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe në një objekt të pabanuar kanë hasur trupin e pa jetë të viktimës mashkull. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh.


(Kosova Sot Online)