
Protestuesit hedhin ngjyrë të kuqe e tymuese para objektit të policisë dhe gjykatës

Kolektivi ‘Marshojmë, s’festojmë’ ka nisur marshin tradicional në Prishtinë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas për të kërkuar drejtësi e barazi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Protestuesit u mblodhën në sheshin “Zahir Pajaziti” për të vazhduar më pas edhe në objektin Policisë së Kosovës, duke hedhur ngjyrë dhe tymuese të kuqe afër hyrjes kryesore të stacionit policor.
“Poshtë Policia patriarkale”, “Policia i ka duart me gjakun e grave të vrara”, u dëgjuan duke thënë disa protestues, sipas kp
Njëjtë vazhduan edhe në drejtim të objektit Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
(Kosova Sot Online)