Lushaku: VV është turrur t’i kontestojë zgjedhjet

  • A.P /
  • 08 March 2025 - 14:47
Lushaku: VV është turrur t’i kontestojë zgjedhjet

Kandidatja për deputete e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas ankesës së VV-së në PZAP ku kontestohen votat e LDK-së të marra nga diaspora e ku partia e Kurtit kërkon përsëritje të votimit me postë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lushaku-Sadriu ka thënë se një gjë të tillë po e bën LVV me qëllim të zvarritjes së certifikimit, meqë nuk arritën t’i marrin votat që i donin.

Postimi i plotë:

Partia në pushtet paska nisë ankesa për procesin zgjedhor, me qëllim të vazhgitjes së certifikimit.

Arësyeja është e thjeshtë: S’po ka numra, ashtu siq donte. E, pra mendësia absolutiste e ‘500K zemrave’ nuk ja doli, e tash turren me kontestu procesin e zgjedhjeve.

Është e dukshme që rritja e LDK-së është pengesa kryesore për ta.

E po, rritja e LDK-së është vet puna e pandalshme e shumë aktivistëve e bashkatdhetarëve tanë që s’u ndalën asnjëherë.


(Kosova Sot Online)