Fillojnë negociatat për qeverinë në Gjermani

  • A.P /
  • 13 March 2025 - 09:19
Fillojnë negociatat për qeverinë në Gjermani

Sot në Gjermani do të nisin negociatat për të formuar një qeveri që do të zëvendësojë qeverinë aktuale të udhëhequr nga kancelari në largim Olaf Scholz, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Negociatat po drejtohen nga CDU, CSU dhe SPD dhe sipas një dokumenti të brendshëm të publikuar nga Bild, deri më 23 prill duhet të formohet një qeveri e drejtuar nga Friedrich Merz.

Dokumenti i brendshëm përmban edhe disa rregulla të çuditshme për negociatat, në të cilat do të marrin pjesë 256 persona nga këto tri parti, shkruan Indeksonline.

Siç zbulon Bild, njerëzve që marrin pjesë në negociatat e koalicionit u ndalohet të postojnë selfie dhe duhet t’i përshtatin të gjitha dokumentet e miratuara me rregullat “universitare”, që do të thotë se ato duhet të jenë në një font, ngjyrë dhe madhësi të caktuar fonti.

Përveç kësaj, këto grupe kanë orar dhe afate të rrepta të punës deri në të cilat duhet të dorëzojnë dokumentet, si dhe duhet t’i bashkëngjisin faturat për ushqimet që porosisin, të cilat do të paguhen nga palët në negociata.

Vlen të theksohet se këto tre parti do të kenë përfaqësues të mjaftueshëm në Bundestagun e ri për të formuar qeverinë dhe negociatat pritet të ecin më shpejt se sa pritej, për faktin se partia e dytë më e madhe në parlament është AfD e djathtë.


(Kosova Sot Online)