Arrestohet i dyshuari pasi hodhi nga dritarja e veturës qesen me marihuanë

  • A.P /
  • 13 March 2025 - 09:22
Arrestohet i dyshuari pasi hodhi nga dritarja e veturës qesen me marihuanë

Njësitet policore në Fushë Kosovë kanë arrestuar një person të dyshuar për posedim të substancave narkotike mbrëmjen e 12 marsit 2025, rreth orës 20:30, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari, sapo ka vërejtur patrullën policore, ka hedhur nga dritarja e veturës një qese me substancë narkotike, e cila pas matjes ka rezultuar të jetë 8.5 gramë marihuanë. 

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe 39.8 gramë marihuanë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)