Erërat e forta lënë disa rajone pa energji elektrike në Kosovë

  • A.P /
  • 13 March 2025 - 13:24
Erërat e forta lënë disa rajone pa energji elektrike në Kosovë

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), ka njoftuar se për shkak të erërave të forta, në disa rajone konsumatorët kanë mbetur pa energji elektrike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç njofton KEDS, si pasojë e këtyre erërave, të cilat, sipas parashikimeve, do të zgjasin edhe për disa orë, në disa lokacione janë shkaktuar edhe dëme në rrjetin elektrik shpërndarës

“Ekipet e KEDS-it kanë dalë në terren menjëherë dhe po punojnë në mënyrë intensive për të rikthyer në normalitet furnizimin me energji elektrike për konsumatorët e afektuar, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, ka njoftuar KEDS.

(Kosova Sot Online)