Bastisje në disa lokacione në veri të Kosovës

  • A.P /
  • 19 March 2025 - 10:01
Bastisje në disa lokacione në veri të Kosovës

Njësitet e Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar nga Prishtina aktualisht janë duke kryer kontrolle në disa lokacione në veri të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Regjioni i Policisë së Kosovës Veri u ndihmon këtyre njësive.

Për momentin nuk dihet se për çfarë po kryhen kërkimet dhe në cilat lokacione.

Ky është një aksion i njësive nga Prishtina, i cili përpos në veri, aktualisht po kryhet në mbarë Kosovën.

(Kosova Sot Online)