Disa persona e sulmojnë me thikë një tjetër në Podujevë

  • A.P /
  • 22 March 2025 - 09:07
Disa persona e sulmojnë me thikë një tjetër në Podujevë

Një vrasje në tentativë ka ndodhur në Podujevë ditën e djeshme ku gjashtë persona kanë sulmuar me thikë një person tjetër, i cili pas lëndimeve që ka marrë është dërguar në QKUK për trajtim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndërkaq, nga gjashtë sulmuesit, pesë janë arrestuar dhe njëri është arratisur, ka thënë Policia e Kosovës.

“Rr.Nuhi Gashi & 19-Qershori, Podujevë 21.03.2025 – 19:45. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë sulmuar fizikisht dhe me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar. Lëndime trupore ka pësuar viktima i cili gjendet nën tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Ndërsa janë arrestuar pesë persona të dyshuar, kurse personi i gjashtë i dyshuar gjendet në  arrati. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit tre nga të dyshuarit e arrestuar dërgohen në mbajtje, kurse dy të tjerë lirohen në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 214-orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)