Një nxënëse në Gjakovë sulmohet sek*sualisht

  • A.P /
  • 27 March 2025 - 16:01
Një nxënëse në Gjakovë sulmohet sek*sualisht

Një rast i ngacmimit seksual ka ndodhur së fundmi në një shkollë të Gjakovës, ku një e mitur dyshohet se është ngacmuar nga një person i moshës madhore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rasti ka ndodhur në shkollën “Mazllum Këpuska”, ndërsa rasti është denoncuar në Polici nga babai i vazjës, i cili ka thënë se vajza e tij është ngacmuar nga punëtori i bufesë së shkollës.

Burimet kanë bërë me dije se personi i moshës madhore, i cili prej shumë vitesh punon në bufenë e shkollës, dyshohet se ka hyrë në banjon e vajzave.

I dyshuari akoma nuk është arrestuar, ndërsa Policia janë vënë në kërkim të tij.

Hetimet për zbardhjen e detajeve të kësaj ngjarjeje kanë filluar, ndërsa rasti është inicuar si “Ngacmim seksual”.

(Kosova Sot Online)