Pamje të frikshme nga tërmeti në Tajlandë dhe Mianmar

  • A.P /
  • 28 March 2025 - 16:14
Pamje të frikshme nga tërmeti në Tajlandë dhe Mianmar

Dhjetëra mijëra njerëz mund të kenë humbur jetën nga tërmetet e sotme në Mianmar dhe Tajlandë, sipas një vlerësimi të rishikuar nga ekspertët amerikanë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Më herët gjatë ditës Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) mendonte se mijëra njerëz mund të kishin humbur jetën nga tërmeti në Azi, por tani USGS ka ndryshuar vlerësimin e tij, duke thënë se numri i viktimave mund të jetë në dhjetëra mijëra.

Në një përditësim të fundit agjencia qeveritare amerikane vuri në dukje se "popullsia në këtë rajon jeton në struktura që janë të ndjeshme ndaj lëkundjeve të tërmetit, megjithëse ekzistojnë edhe struktura më rezistente". 

Sipas BBC rreth 144 persona kanë vdekur dhe 732 janë plagosur deri më tani në Mianmar, pas tërmetit që goditi qendrën e vendit më herët.

Ekipi Birmanez i BBC thotë se këto shifra vijnë nga udhëheqësi ushtarak i Mianmarit, Min Aung Hlaing, i cili thotë se shifrat pritet të rriten.

Duke zbërthyer numrat e rinj, udhëheqësi ushtarak thotë se 96 njerëz kanë vdekur në Nai Pyi Taë, 18 në Saigaing dhe 30 në Mandalay.

Sa i përket të plagosurve, 132 prej tyre ishin në Nay Pyi Taë dhe 300 ishin në Sagaing, me numra që ende vlerësohen në zona të tjera – thotë figura ushtarake.

Në Tajlandë, tre persona kanë vdekur nga shembja e një ndërtese të lartë. Nuk ka pasur asnjë përditësim për këtë shifër që kur u dha sot gjatë ditës.

Një tërmet i fuqishëm prej 7.7 ballësh goditi sot Mianmarin. Nga ky tërmet u shkund edhe Tajlanda fqinje.

(Kosova Sot Online)