Peci: Jam i gatshëm çdo ditë të vdes për të luftuar krimin e korrupsionin

  • A.P /
  • 29 March 2025 - 11:27
Peci: Jam i gatshëm çdo ditë të vdes për të luftuar krimin e korrupsionin

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka publikuar një video sqarim për opinionin pasi njësiti i Krimeve Ekonomike kanë zbarkuar në Zyrën e Prokurimit të ministrisë së tij meqë dyshohet për dallavere rreth një tenderi që ka të bëjë me pastrimin e renovimin e objektit të AAK-së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Peci ka përmendur edhe Prokurorinë për reagimin e shpejt pas raportimeve të mediave dhe ka thënë  se s’kanë reaguar njëjtë kur iu janë dorëzuar fakte për keqpërdorime, që sipas Pecit kapin vlera qindra milionëshe.

Në fund, Peci duke folur si hero, ka thënë se “është i gatshëm të vdes çdo ditë” teksa lufton krimin, korrupsionin dhe teksa mbron dinjitetin e tij personal.


(Kosova Sot Online)