Një vetaksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan

  • A.P /
  • 29 March 2025 - 12:55
Një vetaksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan

Një vetaksident ka ndodhur sot paradite në rrugën Prishtinë-Gjilan ku një person mori lëndime të lehta. Ai është dërguar më pas në emergjencën e Gjilanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Rreth orës 09:45 është raportuar për një vetaksident trafiku në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan. Si pasojë një automjet ka përfunduar i rrokullisur. Përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person. Personi i lënduar, është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Hetues policorë të aksidenteve nga Njësia e Trafikut Rajonal, ju kanë përgjigj rastit duke filluar hetimet në sqarimin e të gjitha rrethanave të këtij rasti”, tha ai.


(Kosova Sot Online)