Kurti: Rezultati i 9 shkurtit duhet të shërbejë për ato që mbahen në vjeshtë

  • A.P /
  • 29 March 2025 - 16:16
Kurti: Rezultati i 9 shkurtit duhet të shërbejë për ato që mbahen në vjeshtë

Pavarësisht faktit që Lëvizja Vetëvendosje kishte marrë mbi 50 % të votave në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit 2021, në zgjedhjet lokale që ishin mbajtur po atë vit kishte përfunduar vetëm me dy komuna, Shtimjen dhe Kamenicën, Gjilanin dhe Podujevën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, duket se nuk e ka harruar debaklin e pësuar në lokalet e fundit. Ai sot ka postuar një hartë të Kosovës se si duket pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, me votat që secila parti ka marrë nëpër Kosovë.

Sipas Kurtit rezutlati në zgjedhjet nacionale, duhet të shërbejë për përgatitje për zgjedhjet lokale në vjeshtë.

“Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, kështu duken renditjet dhe përqindjet e subjekteve nëpër komuna. Hartë që duhet të na shërbejë edhe në përgatitjet për zgjedhjet lokale në vjeshtë”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)