Putin shpall mobilizimin më të madh në 14 vjet

  • A.P /
  • 01 April 2025 - 09:09
Putin shpall mobilizimin më të madh në 14 vjet

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar 160 mijë shtetas të tjerë rusë të thirren për të shërbyer në ushtri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky është mobilizimi më i madh i Rusisë në tre vite luftë me Ukrainën. Mosha e ushtarëve që do të mobilizohen do të jetë nga 18 deri 30 vjeç.

Urdhri i ri, i cili fillon nga 1 prilli dhe do të përfundojë deri më 15 korrik, vjen në mes të negociatave në vazhdim për një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara.

Në Rusi, fushata të tilla mobilizimi zhvillohen dy herë në vit, një në pranverë dhe një në vjeshtë. Këtë pranverë do të thirren më shumë ushtarë se në vitet e kaluara.

(Kosova Sot Online)