Strategjia e SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore tërheq vëmendjen e ambasadorëve

  • A.P /
  • 01 April 2025 - 16:01
Strategjia e SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore tërheq vëmendjen e ambasadorëve

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka prezantuar strategjinë e re për hetimin e krimeve zgjedhore gjatë një tryeze të rrumbullakët në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këtë takim, ku morën pjesë përfaqësues të ambasadave të SHBA-së, BE-së dhe disa shteteve të tjera, Dumani theksoi përpjekjet e SPAK për të luftuar krimet zgjedhore gjatë zgjedhjeve të 11 Majit.

“Ne jemi të angazhuar në një luftë të pandërprerë kundër krimeve zgjedhore, dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar një proces zgjedhor të ndershëm dhe transparent. Krimi zgjedhor kërcënon integritetin e shtetit të së drejtës dhe është një pengesë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, tha Dumani.


(Kosova Sot Online)