Ndalohen nga policia katër serbë, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 03 April 2025 - 10:44
Ndalohen nga policia katër serbë, kjo është arsyeja

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të kalimit ilegal të kufirit, te Zona kufitare Dobrosin-Stublinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në automjetin që është ndaluar nga policia janë gjetur katër të dyshuar, dy meshkuj dhe dy femra, shtetas të Serbisë.

“KALIM ILEGAL I KUFIRIT

Zona kufitare Dobrosin-Stublinë 02.04.2025-14:20. Nga njësiti policor është ndaluar një automjet me targa të Serbisë, në të cilin gjendeshin katër të dyshuar, dy meshkuj dhe dy femra, shtetas të Serbisë, pasi që kanë kaluar ilegalisht kufirin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt’’, ka njoftuar PK-ja.

(Kosova Sot Online)