Prokuroria në Prishtinë ka thënë se nuk kanë nisur hetimet formale për çështjen e votave me postë

  • A.P /
  • 03 April 2025 - 15:23
Prokuroria në Prishtinë ka thënë se nuk kanë nisur hetimet formale për çështjen e votave me postë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka thënë se nuk kanë nisur hetimet formale për cështjen e votave me postë, por kanë autorizuar Policinë e Kosovës që të grumbullojë dhe verifikojë informacionet e pranuara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Prokuroria ka thënë se nuk mund të tregojë nëse ka pasur intervistime.

“Ju njoftojmë, se Prokuroria Themelore në Prishtinë, nuk ka filluar hetimet formale, por ka autorizuar Policinë e Kosovës në grumbullim dhe verifikim të informacioneve që është pranuar lidhur me dyshimet rreth procesit të votimit me postë dhe se aktualisht janë duke ndërmarrë veprime sipas autorizimit. Sa i përket intervistimit të ndonjë personi, kjo çështje (informacion) nuk mund të ndahet në këtë fazë të procedurës po ashtu nuk mund të ndajmë detaje të hollësishme për shkak të moscenimit të hetimeve”, thuhet në përgjigje.

Po ashtu, Prokuroria nuk i është përgjigjur interesimit të redaksisë për të kuptuar se hetimet a janë duke u zhvilluar në kuadër të deklaratave të LDK’së, VV’së apo të të dyjave.

(Kosova Sot Online)