Osmani: Presidenca s’i ka pasë dyert më të hapura në botë

  • A.P /
  • 04 April 2025 - 12:08
Osmani: Presidenca s’i ka pasë dyert më të hapura në botë

Presidentja Vjosa Osmani sot e ka shënuar katërvjetorin në krye të shtetit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një video ku përmblodhi disa nga punët e saj në këto katër vjet, Osmani tha se

“Asnjëherë në histori të Presidencës të paspavarësisë, Presidenca e Republikës së Kosovës nuk i ka pasë dyert më të hapura sesa në këtë mandat”.

Ajo tha se përgjatë këtyre viteve ka punuar që emri i Kosovës “të dëgjohet edhe aty ku nuk është dëgjuar kurrë më parë”.

Osmani në këtë përmbledhje publikoi fotografi e pamje nga vizitat e saj jashtë shtetit dhe takimet me liderë botërorë që ka zhvilluar.

Ajo shënoi edhe katër vjet si Komandante Supreme, duke thënë se Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë treguar se janë krenaria e shtetit.

Osmani ishte zgjedhur Presidente më 4 prill 2021 me 71 vota për. Ajo kishte fituar në raundin e tretë të votimit, ku kishin marrë pjesë 82 deputetë.

(Kosova Sot Online)