
Rutte: BE-ja synon të luajë rol më të madh në mbështetjen e Ukrainës

Ministrat e Jashtëm të NATO-s kanë diskutuar mbi përgatitjet për samitin që do të mbahet më 24-26 qershor, për të forcuar lidhjen transatlantike dhe për ta bërë Aleancën një organizatë më të fortë, më parandaluese dhe ku përgjegjësia ndahet në mënyrë të drejtë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte në deklaratën e tij në hapjen e ditës së dytë të takimit që mblodhi ministrat e Jashtëm të vendeve aleate më 3-4 prill, tha se do të diskutohen përgatitjet për samitin e NATO-s që do të mbahet në Hagë të Holandës më 24-26 qershor.
Ai vuri në dukje se në seancë është e pranishme edhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas. “BE-ja po rrit ndjeshëm përpjekjet e saj në mbrojtje dhe mendoj se ne të gjithë e mirëpresim këtë”, tha Rutte.
Në fjalën e tij duke e cilësuar si “një moment të rëndësishëm historik” Buletinin e Bardhë, hartën e re që BE-ja njoftoi më 20 mars për objektivat e vitit 2023 në mbrojtje, Rutte tha: “Tani presim me padurim bashkëpunim më të ngushtë në zbatimin e tij. BE-ja gjithashtu synon të luajë rol më të madh në mbështetjen e Ukrainës”.
(Kosova Sot Online)