
Brenda 24 orëve të kaluara 78 aksidente trafiku në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara kanë ndodhur 78 aksidente trafiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas raportit të policisë, 29 aksidente kanë qenë me lëndime trupore dhe 49 të tjera me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, policia ka shqiptuar 1 mijë e 539 tikta trafiku.
Ndërsa janë arrestuar 18 persona, 16 janë dërguar në mbajtje
(Kosova Sot Online)
(Kosova Sot Online)