Një grua ka ndërruar jetë pas trajtimit mjekësor në QKUK

  • A.P /
  • 10 April 2025 - 12:10
Një grua ka ndërruar jetë pas trajtimit mjekësor në QKUK

Një grua ka ndërruar jetë pas trajtimit mjekësor në QKUK, ku ishte pranuar në gjendje të rënduar shëndetësore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:00 në Prishtinë.

Raporti bën me dije se gjendja shëndetësore e viktimës është përkeqësuar gjatë trajtimit, dhe mjekët kanë konstatuar vdekjen e saj. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, shkruajnë mediat e Kosovës.

“Një grua kosovare ishte pranuar në QKUK në gjendje të rëndë. Gjatë intervenimeve mjekësore, gjendja e saj u përkeqësua dhe ajo nuk arriti të mbijetojë. Prokurori ka urdhëruar që trupi të dërgohet në IML për ekzaminime të mëtejme. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)