Trump nënshkruan urdhrin për rritjen e presionit të ujit në kokat e dushit

  • A.P /
  • 10 April 2025 - 13:55
Trump nënshkruan urdhrin për rritjen e presionit të ujit në kokat e dushit

Lufta tregtare nuk ishte e mjaftueshme për të larguar vëmendjen e Donald Trump nga përmbushja e një prej prioriteteve të tij të kahershme të mërkurën: ndryshimi i përkufizimit federal të “presionit të ujit të kokës së dushit”, një lëvizje që Shtëpia e Bardhë tha se do t’i jepte fund luftës Obama-Biden për presionin e ujit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Trump është ankuar për vite me radhë për presionin e pamjaftueshëm të ujit në dushe, lavamanë dhe tualete amerikane dhe ka fajësuar standardet federale të ruajtjes së ujit për problemin.

“Në rastin tim, më pëlqen të bëj një dush të këndshëm për t’u kujdesur për flokët e mia të bukura”, tha Trump ndërsa nënshkroi urdhrin ekzekutiv, për të cilin Shtëpia e Bardhë tha se do të zbatohej për shumë pajisje shtëpiake, duke përfshirë tualetet dhe lavamanët.

“Më duhet të qëndroj nën dush për 15 minuta derisa të laget. Ajo pikon, pikon. Është qesharake”, shtoi presidenti amerikan.

(Kosova Sot Online)