
Vuçiq shfrytëzon një raport të FSB-së ruse për t’i kërcënuar studentët

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka vendosur t’i besojë Rusisë edhe kur bëhet fjalë për sigurinë e Serbisë. Ai dje ka mohuar sërish përdorimin e një topi zanor gjatë protestave të marsit, këtë herë duke cituar FSB-në ruse, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Të dashur qytetarë të Serbisë, më 15 prill, në orët e mbrëmjes, u tentua të kryhet një revolucion me ngjyra në vendin tonë dhe gjithçka ishte gati për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues. Dje morëm një raport zyrtar nga Shërbimi i Sigurisë Ruse, i cili kategorikisht konstaton se pajisjet akustike në pronësi të forcave policore të Serbisë nuk janë përdorur gjatë protestave”.
Ai kërcënoi edhe studentët, duke u shprehur se do të kërkonte dhe do të këmbëngulte personalisht për çdo lloj përgjegjësie për “ata që mashtruan publikun dhe gënjejnë për përdorimin e një topi zanor apo të një lloji tjetër pajisjeje akustike”.
Vuçiq e ka lexuar raportin e sherbimit rus në fjalimin e tij.
(Kosova Sot Online)