
Arrestohet një i dyshuar për organizim të skemave piramidale

Një person është arrestuar mbrëmë në Podujevë nën dyshimin për organizimin e skemave piramidale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Bëhet e ditur se pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i lokacionit, ku janë gjetur dhe sekuestruar: një shtëpizë kompjuteri, një laptop dhe një shumë parash.
I arrestuari me inicialet E.M me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale.
(Kosova Sot Online)