Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një person

  • A.P /
  • 17 April 2025 - 10:06
Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një person

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast vdekje në Obiliq, ku një burrë është gjetur i vdekur në Obiliq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në vendngjarje është sekuestruar një pistoletë me katër copë fishekë

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“TRUP I PAJETË / HETIM MBI VDEKJEN – Obiliq / 16.04.2025 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Nga njësitë policore është sekuestruar një pistoletë me 4 copë fishekë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)