
Hoti: Kuvendi s’u konstituua pasi LVV s’e ka shumicën

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se “Kuvendi as sot nuk u konstituua, pasi partia që ka dalë e para nuk e ka shumicën”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Kjo është arsyeja e vetme. Asnjë arsye tjetër nuk ka”, shkroi ai në një postim në Facebook.
Hoti tha se “çdo interpretim tjetër është deklarim për qëllime politike, që vetëm shtetit dhe institucioneve nuk i kontribuon”.
(Kosova Sot Online)