Peci: Opozita të votojë propozimin e VV-së për kryetar të Kuvendit

  • A.P /
  • 19 April 2025 - 15:00
Peci: Opozita të votojë propozimin e VV-së për kryetar të Kuvendit

Deputeti Faton Peci tha se kryetari i Kuvendit i takon Vetëvendosjes dhe kërkoi nga opozita që të votojë emrin e propozuar nga kjo parti me arsyetimin se “është e drejtë ekskluzive” e partisë së parë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Jemi në një momentum të ri ku ne kemi bërë përpjekjen e parë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Ekskluzivisht i takon Vetëvendosjes. Opozita të mos e vonojnë vendin për 48 orë në ardhje, i takon Lëvizjes Vetëvendosje dhe në funksion të kësaj në menduam që opozitës i ka kaluar smira dhe xhelozia për humbjen e zgjedhjeve”.

“Në të kundërtën s’ka opsion tjetër dhe nuk mund të shkohet tutje”.

Ai tha se numat për qeverinë i kanë, por thotë se emrin e kryetarit nuk e bëjnë pjesë të marrëveshjeve politike, duke thënë se kjo i takon vetëm Vetëvendosjes.

“Ne do t’i kemi numrat për qeverinë. Kryeparlamentari është e drejtë ekskluzive s’ka nevojë të bëhet pjesë e kalkulimeve”.

Ai s’bëri të ditur nëse propozimi tjetër që do të vijë nga Vetëvendosje do të jetë sërish Albulena Haxhiu apo dikush tjetër.


(Kosova Sot Online)