Raportohet për një aksion të Njësisë Speciale në Kaçanik

  • A.P /
  • 21 April 2025 - 08:15
Raportohet për një aksion të Njësisë Speciale në Kaçanik

Raportohet për një aksion të Njësisë Speciale në Kaçanik, thuhet se është bastisur një lokal me barna popullore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në qytetin e Kaçanikut, ku cak i bastisjes ka qenë një lokal që merrej me shitjen e barnave popullore.

Në aksion kanë marrë pjesë Njësia Speciale, të cilat kanë bastisur lokalin në orët e paradites.

Policia nuk ka dhënë ende informacione zyrtare për rezultatet e bastisjes, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë detaje për këtë rast.

(Kosova Sot Online)