Negociatat me Trump në Bazilikën e Shën Pjetrit, Zelensky: Takim simbolik

  • A.P /
  • 26 April 2025 - 14:07
Negociatat me Trump në Bazilikën e Shën Pjetrit, Zelensky: Takim simbolik

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se takimi i tij me presidentin amerikan Donald Trump në bazilikën e Shën Pjetrit ishte “simbolik” që ka potencial të bëhet “historik” dhe po ashtu Shtëpia e Bardhë tha më herët se të dy udhëheqësit kishin një “diskutim shumë produktiv”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Takim i mirë. Kokë më kokë ne diskutuam shumë”, shkroi Zelensky të shtunën në X, ndërsa Trump tashmë është larguar nga Roma.

“Shresojmë për rezultate për gjithçka që kemi folur. Mbrojtja e jetëve të njerëzve tanë. Armëpushimi i plotë dhe i pakushtëzuar. Paqe e besueshme dhe e qëndrueshme që do të parandalojë shpërthimin e një lufte tjetër. Takimi shumë simbolik që ka potencial të bëhet historik, nëse arrijmë rezultate të përbashkëta. Faleminderit President!”, tha ai.

(Kosova Sot Online)