Hamiti: Kosova me LVV-në në Qeveri e ka marrë teposhtëzen

  • A.P /
  • 30 April 2025 - 09:33
Hamiti: Kosova me LVV-në në Qeveri e ka marrë teposhtëzen

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Kosova me LVV-në në Qeveri e ka marrë teposhtëzen, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka bërë me dije se në katër vitet e fundit shteti i Kosovës është katandisur keq.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka përmendur sanksionet e BE-së tash e dy vite.

“Kosova e ka marrë teposhtëzen tash e katër vjet me regjimin e ri të Vetëvendosjes së Albin Kurtit. E katandisur keq. Nën sanksione ndërkombëtare tash e dy vjet”, ka shkruar Hamiti.

(Kosova Sot Online)