
Për 1 Maj në Kosovë pritet të mbajë mot i ngrohtë

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ngrohtë, me diell dhe vranësira lokale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Pasdite apo në mbrëmje mund të ketë disa zhvillime kryesisht në disa zona kodrinore-malore ku mund të ketë ndonjë rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 25 gradë Celsius.
(Kosova Sot Online)