Gjendet 54-vjeçarja që ishte zhdukur në Kaçanik

  • A.P /
  • 01 May 2025 - 11:00
Gjendet 54-vjeçarja që ishte zhdukur në Kaçanik

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është gjetur 54-vjeçarja që ishte zhdukur në Kaçanik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Policisë, ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

Operacioni i kërkimit është realizuar në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet njësive policore, Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe qytetarëve vullnetarë.

“Në terren janë përdorur dronë me kamera termike dhe pajisje të posaçme për terrene të vështira. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh falënderim të thellë për të gjitha ekipet e përfshira dhe për qytetarët që kontribuuan me përkushtim në gjetjen e personit të zhdukur”, thuhet në njoftim


(Kosova Sot Online)