
Shqiptarët me orët më të gjatë të punës në Evropë derisa paguhen më së paku

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe INSTAT, në vitin 2023, punonjësit në Bashkimin Europian punuan mesatarisht 36.1 orë në javë, ndërsa në Shqipëri, ky numër ishte 43.7 orë – 7.6 orë më shumë se mesatarja e BE-së, duke e renditur vendin me orarin më të gjatë të punës në Europë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në BE, vendet me javën më të gjatë të punës ishin:
Greqia – 39.8 orë
Rumania – 39.5 orë
Polonia – 39.3 orë
Bullgaria – 39.0 orë
Holanda – 32.2 orë
Austria – 33.6 orë
Gjermania – 34.0 orë
Sipas INSTAT, në Shqipëri:
Orët më të gjata të punës u regjistruan në prodhim (46.5 orë), ndërtim (45.6 orë) dhe bujqësi (44.8 orë)
Orari më i shkurtër ishte në administratë publike (40 orë)
Pas Shqipërisë, më së shumti punojnë turqit, me një mesatare prej 43.1 orësh në javë. Edhe vendet e tjera të Ballkanit regjistrojnë orare të gjata pune:
Mali i Zi – 42.8 orë
Serbia – 41.3 orë
Bosnja – 41.2 orë
Maqedonia e Veriut – rreth 40 orë
Pavarësisht orarit të gjatë, pagat në Shqipëri mbeten më të ulëtat në rajon, si në aspektin minimal, ashtu edhe në atë mesatar (përjashto Kosovën, për të cilën mungojnë të dhënat).
(Kosova Sot Online)