Edhe tentativa e dhjetë dështon për konstituimin e Kuvendit, ndërpritet seanca

  • A.P /
  • 03 May 2025 - 10:45
Edhe tentativa e dhjetë dështon për konstituimin e Kuvendit, ndërpritet seanca

As përpjekja e dhjetë për konstitumin e Kuvendit, nuk solli rezultat pozitiv. Komisioni zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, përmes votimit të fshehtë dështoi të miratohet edhe sot, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari i cili ka propozuar këtë komision njoftoi se ”PËR” ishin 54 deputetë.

”KUNDËR” ka votuar 1 deputet.

”Abstentime” s’ka pasur.

Dehari pas votimit ndërpreu seancën, dhe njoftoi se seanca do të vazhdoi të hënën nga ora 10:00.

(Kosova Sot Online)