Kadrijaj: Vetëvendosje s’i ka votat për lojërat e saj politike

  • A.P /
  • 03 May 2025 - 11:23
Kadrijaj: Vetëvendosje s’i ka votat për lojërat e saj politike

Time Kadrijaj, deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar se është për keqardhje ngërçi i krijuar në kuvend me mos konstituimin e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kadrijaj ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin, duke thënë se kjo parti s’i ka numrat për ‘’lojërat politike’’.

‘‘Ajo çfarë po ndodh është vërtetë për keqardhje. E thanë edhe parafolësit është shkelje ligjore, shkelje kushtetuese, shkelje e rregullores së Kuvendit, mënyra e ndryshimit të votimit. Nuk i kanë votat për formimin e këtij komisioni, nuk i kanë votat për lojërat e tyre politike që po i bëjnë, dhe nëse nuk ndryshojnë qasje, kështu do të vazhdojnë dhe faji është i VV-së’, ka thënë ajo. 

(Kosova Sot Online)