
Zhduket një vajzë në Ferizaj, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj

Një 17 vjeçare nga Ferizaj është larguar nga shtëpia tri ditë më parë. Familjarët nuk dinë asgjë për fatin e saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Rastin në polici e ka paraqitur nëna e saj. Kështu ka bërë të ditur për media, zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.
“Më datë 05.05.2025, rreth orës 02:00, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast për një person të zhdukur femër, 17 vjeçare. Sipas nënës së saj ajo më 02.05.2025, rreth orës 19:30, ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer”, ka thënë Veseli.
Në momentin e largimit, ajo kishte veshur një bluzë të bardhë, është rreth 170 cm e gjatë, peshon rreth 83 kg, me flokë dhe sy ngjyrë kafe.
(Kosova Sot Online)