Musliu: Mua fare s’më intereson se çfarë thotë VV

  • A.P /
  • 05 May 2025 - 10:16
Musliu: Mua fare s’më intereson se çfarë thotë VV

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, sot nga gazetarët u pyet për argumentin e VV’së se Albulena Haxhiu është kandidatja më e votuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo u tha atyre që të mos i sjellin “deklaratat shoviniste të VV’së”.

“Mua farë s’më intereson se çfarë thotë VV, ju mediat duhet të merrni mësimin e juaj sepse e keni zënë vendin e 99’të për lirinë e medias dhe është mirë që të paktën deklaratat e tyre shoviniste të mos na i sillni ndër hundë. Nuk ka asnjë arsyetim dhe asnjë justifikim për bllokimin e kuvendit”, tha ajo. 

(Kosova Sot Online)