QKUK-ja jep detaje rreth gjendjes së 10-vjeçares që mbeti e lënduar në Prizren

  • A.P /
  • 06 May 2025 - 09:37
QKUK-ja jep detaje rreth gjendjes së 10-vjeçares që mbeti e lënduar në Prizren

Mëngjesin e së martës një shtetas turk dyshohet se ka vrarë me thikë vajzën e tij 15-vjeçare dhe ka plagosur tjetrën, një 10-vjeçare e cila ndodhet në QKUK, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Naser Syla, shef i emergjencës ka thënë se gjendja e 10-vjeçares tani është stabile.

“Gjendja e saj tani është stabile, po trajtohet këtu tek ne. Po kryhen të gjitha ekzaminimet”, tha shkurtimisht Syla për Reporteri.

Rasti ka ndodhur në Prizren rreth orës 05:58 në rrugën “Shotë Galica”.

Zëdhënësi i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi tha se bëhet fjalë për një familje turke por me banim në Prizren.

Ai shtoi se i dyshuari është arrestuar, por i njëjti ka lënduar edhe veten dhe ndodhet në spitalin rajonal të Prizrenit.

(Kosova Sot Online)