Autoritetet kosovare marrin në kontroll një objekt në Leposaviq

  • A.P /
  • 06 May 2025 - 14:47
Autoritetet kosovare marrin në kontroll një objekt në Leposaviq

Zyrtarë të Agjencisë Kosovare për Bujqësi dhe Pylltari kanë hyrë sot në ambientet e ndërmarrjes ilegale serbe “SrbijaShume” në Leposaviq, me asistencën e Policisë së Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këtë veprim e ka konfirmuar për portalin KoSSev zëvendëskomandanti për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Sipas tij, zyrtarët e agjencisë e konsiderojnë këtë objekt si pronë të tyre, ndërsa ka bërë të ditur se tani kjo ndërmarrje serbe do të mbyllet.

Ai shtoi gjithashtu se në këto hapësira pritet të vendoset ndërmarrja publike kosovare për mirëmbajtjen e pyjeve.

Elshani theksoi se policia e rajonit të Veriut ka pasur vetëm rol asistues në këtë aksion të ndërmarrë nga zyrtarët e Prishtinës, ndërsa nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me ngjarjen.

(Kosova Sot Online)