
Me ftesën e LVV-së dhe refuzimin e LDK-së, mund të hapet rrugë drejt një zgjidhje

Naim Rashiti, Drejtor Ekzekutiv i Grupit për Ballkan, ka thënë se letra e LVV-së për LDK-në dhe përgjigja e kësaj të fundit i ka hap rrugë kërkimit të gjetjes së një zgjidhje të krizës politike.
Ai këtë e ka thënë duke parë se deri më tash nuk ka pasur komunikim nga partitë politike.
Rashiti duke vlerësuar iniciative e LVV-së dhe përgjigjen e LDK-së ka thënë se edhe partitë tjera do të dalin më propozimet e tyre.
Duhet ta mirëpresim iniciativën nga LVV edhe përgjigjen nga LDK-ja. Kemi hyrë në kërkim të zgjidhjes, sepse ishim në një “status quo” deri të hënën me qëndrime të ngurta të gjitha subjekteve. Besoj që edhe subjektet tjera do të evoluojnë me zgjidhje, besoj se edhe LVV shpejtë duhet të evoluojë me opsione të ndryshme”, ka thënë Rashitit.
(Kosova Sot Online)