Merz nuk do që ShBA ‘t’i përzihet’ Gjermanisë, del me paralajmërim

  • A.P /
  • 07 May 2025 - 12:20
Merz nuk do që ShBA ‘t’i përzihet’ Gjermanisë, del me paralajmërim

Kancelari i ri i Gjermanisë ka kërkuar që ShBA-të “të qëndrojnë jashtë” politikës gjermane, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Friedrich Merz ka lëshuar një paralajmërim drejtuar ShBA-së, pas mbështetjes që aleatët e presidentit amerikan Donald Trump i dhanë AfD-së së ekstremit të djathtë gjatë fushatës.

Kujtojmë se AfD mori mbështetje të fortë nga aleati i Trump, Elon Musk si dhe nga zv/presidenti amerikan JD Vance. Ndërsa, Merz dënoi ato që ai i cilësoi si “vëzhgime absurde” nga ShBA, pa dhënë shumë detaje. Megjithatë ai u shpreh se “do të donte të inkurajonte qeverinë amerikane…që të qëndronte kryesisht jashtë politikës së brendshme gjermane”.

Merz, një konservator i cili u zgjodh kancelar i ri Gjermanisë, gjithashtu njoftoi se po planifikonte të zhvillojë një bisedë telefonike me Trump gjatë ditës së enjte.

(Kosova Sot Online)